G Bani largohet urgjentisht nga shtëpia e Big Brother Vip Albania

Tiranë – Konkurrenti i reality show-t, G Bani, është larguar menjëherë nga shtëpia pas një njoftimi urgjent nga drejtuesi i emisionit, Ledion Liço. Që në fillim të spektaklit, ai është informuar se i ati ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe familja ka kërkuar që ai të niset sa më shpejt drejt Anglisë.
“Keni kaluar disa ditë jo dhe fortë të mira për shkak të gripit por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë. G Bani duhet të të them diçka. Pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjëndja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij këto momente. Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që këto momente”, i tha Ledioni banorit.
Pas marrjes së këtij lajmi, G Bani ka lënë garën për t’u bashkuar me familjen e tij në këtë moment të vështirë. Produksioni dhe publiku i kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre gjatë kësaj situate.