AKTUALITETSTAR CHANNEL

Siqeca drejt shpopullimit: Fshati kodrinor me potencial bujqësor dhe turistik po braktiset nga banorët

Siqeca, një fshat i Bashkisë Patos, dikur i njohur për kultivimin e vreshtave dhe ullishtave, po përballet me një shpopullim të shpejtë. Sipas banorëve të mbetur, rreth 70% e familjeve janë larguar drejt vendeve të ndryshme të Europës në kërkim të një jete më të mirë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së shërbimeve bazë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Pavarësisht burimeve natyrore dhe potencialit turistik që ofron zona, përfshirë një ujëvarë të njohur, fshati është braktisur masivisht. Shkolla e fshatit ka dalë jashtë funksionit, duke detyruar fëmijët të ndjekin mësimet në njësinë administrative Ruzhdie. Po ashtu, mungesa e një qendre shëndetësore e ka bërë edhe më të vështirë jetesën për banorët e mbetur, të cilët janë kryesisht të moshuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë një vizite në fshat, ajo që bie në sy janë shtëpitë e mbyllura dhe banesat e amortizuara, shumë prej të cilave nuk janë hapur prej vitesh. Disa të moshuar që ende jetojnë aty, duke u marrë me blegtori dhe bujqësi, shprehen të brengosur për braktisjen e vendlindjes së tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nuk ka krah pune, të rinjtë janë larguar jashtë vendit. Vetëm ne pleqtë kemi mbetur. Na është tharë loti në sy për nipërit dhe mbesat,” thotë një banore e fshatit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Me një popullsi në rënie dhe infrastrukturë të dobët, Siqeca rrezikon të kthehet në një fshat fantazmë nëse nuk merren masa për të rikthyer jetën dhe investimet në këtë zonë me potencial bujqësor dhe turistik.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button