POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe këtë të diel takimet me drejtuesit politikë socialistë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Mësohet se takimet do të zhvillohen tek Vila 31 në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Parashikohen takime invididuale të kreut të qeverisë me drejtuesit politikë. Ndërkaq, takimet do të vijojnë edhe të hënën e të martën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për dy ditë radhazi, të premten dhe të shtunën, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politike të qarqeve në një takim informal në Pallatin e Brigadave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të hënën ne selinë rozë, kryeministri Rama do të mbledhë bordin e diasporës, për të përcaktuar edhe  detajet e fushatës elektorale me emigrantët.

Vetë kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ambicien për afro 1 milion vota, tanimë që në zgjedhje do të marrin pjesë edhe shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë. Referuar të dhënave zyrtare peshën më të madhe vota e diasporës do e ketë në qarkun e Tiranës dhe Fierit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button