POLITIKËSTAR CHANNEL

Zhurma në rrjetet sociale/ Rama: Ja pse monumenti i Skënderbeut është mbuluar në qendër të Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar zërat e shqetësuar në rrjetet sociale mbi mbulimin e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në sheshin “Skënderbej”.

RREKLAMA JUAJ KËTU!
Skenderi 3

Duke i quajtur “kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale”, Rama thotë se arsyeja është e thjeshtë dhe e bukur njëkohësisht; Arsyeja, sipas tij, është marrja e formave për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Më poshtë postimi i plotë

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris

Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button