KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplasi për vdekje ish kunatin në Lezhë, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për Albert Kacajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin prej 30 vitesh burg për Albert Kacajn, i cili përplasi për vdekje ish-kunatin e tij, Ylli Mena, me makinë në Ishull-Lezhë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasja e kryer brenda rrethit familjar”, pas një përplasjeje të ndodhur mëngjesin e 21 shtatorit 2019.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha, e ka shqyrtuar ankimin e mbrojtësve të të pandehurit dhe e cilësoi të drejtë vendimin e shkallës së parë, duke e refuzuar atë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si shkak i ngjarjes, hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Lezhës nxorrën në pah se, pas divorcit të Ylli Menës me motrën e Albert Kacaj, ka ndodhur konflikti që çoi në krimin e rëndë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pas aksidentit, i cili fillimisht u raportua si një ngjarje aksidentale, u konfirmua se vdekja e Menës ishte shkaktuar me dashje nga autori. Ylli Mena, i cili po lëvizte në këmbë në momentin e përplasjes, ndëroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Albert Kaca vijon të jetë në arrati, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në ngjarje nuk kanë arritur ende të japin rezultate.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button