POLITIKËSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Harasani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vunate prej 2 vitesh. Ndarjen nga jeta të tij, e ka bërë me dije një miku i tij, Agim Muço, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.” – shkruan miku i ish-deputetit të PS.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009, teksa nga shtatori 2002 deri në korrik 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA. Megjithatë, ai nuk ju larguar jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button