Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

AKTUALITETBOTASTAR CHANNEL

“Shqiptarët, më “dembelët” e Europës dhe rajonit”, OECD: Pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE, dhe vërejti se produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Rendimenti i një punonjësi në Shqipëri ishte rreth 25.7% i nivelit të BE-së gjatë periudhës 2020–2023, ndërsa nivelin më të lartë të produktivitetit e kishte Mali i Zi me 48.6% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 46% të mesatares së BE-së, Kosova me 41.8%, Serbia me 37.5% dhe Bosnjë me 35.4%.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, regjistron një produktivitet pune që mbetet ndjeshëm më i ulët se ai i BE-së. Indikatori i produktivitetit të punës ne Rajon arrin vetëm rreth 40% të nivelit mesatar evropian, duke reflektuar sfida strukturore dhe dobësi në aftësitë praktike të punonjësve, por Shqipëria renditet shumë keq në raport me rajonin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të dhënat krahasuese tregojnë se edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të popullsisë së arsimuar, gjithashtu ekziston një pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës. Njohuritë teorike në disa raste janë të larta, por mungon cilësia e trajnimit praktik që të përkthehet në një rritje efektive të produktivitetit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për Shqipërinë, reforma në sistemin arsimor dhe në programet e trajnimit profesional është thelbësore për të ngritur këtë indikator, thotë OECD.

Gjithashtu, Shqipëria ka akses të kufizuar në financime, norma të larta të taksave dhe procedura burokratike, të cilat ndikojnë negativisht në aftësinë e bizneseve për të investuar në teknologji dhe inovacion. Këta faktorë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si punonjësit mund të përmirësojnë produktivitetin përmes përdorimit të mjeteve moderne që ofron teknologjia.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

OECD vërejti se për të kapërcyer hendekun e produktivitetit midis Shqipërisë, rajonit dhe BE-së, janë të nevojshme masa të orientuara drejt reformave në sistemin arsimor dhe zhvillimit të trajnimeve profesionale, që lidhin më ngushtë nevojat e tregut me kurrikulat akademike.

Nevojitet modernizimi i infrastrukturës fizike dhe dixhitale për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe për përdorimin e teknologjisë.

Gjithashtu, inkurajimi i investimeve në kërkim dhe inovacion mund të ndihmojë në përmirësimin e produktivitetit të punonjësve. Nga ana tjetër, krijimi i një mjedisi më të favorshëm për bizneset, duke përmirësuar transparencën, reduktuar burokracinë dhe lehtësuar aksesin në financim, rrit rendimentin e punës./ Monitor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button