POLITIKËSTAR CHANNEL

Petro Koçi: Nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti socialist Petro Koçi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi publik, ai ka sqaruar se vendimi nuk lidhet me ndonjë frikë apo dorëheqje nga angazhimi politik, por me faktin se nuk ka pasur një zonë të caktuar përgjegjësie elektorale.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Koçi ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për fitoren e PS-së dhe ka vlerësuar punën e Blendi Gonxhes në zonën e Kombinatit, duke theksuar se kjo zgjedhje ishte e nevojshme për të adresuar sfidat e mëdha të komunitetit. Ai ka nënvizuar se pas këtij ndryshimi është spostuar nga aktivitetet organizative të partisë, duke mos qenë më pjesë e mbledhjeve dhe takimeve në zonë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje që asnjë kandidat me probleme hetimore serioze nga SPAK të mos kandidojë në këto zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe vazhdimin e reformës në drejtësi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në fund, Koçi ka shprehur mirënjohjen për kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite dhe ka theksuar se mbetet i gatshëm për të kontribuar në fushatën e PS-së për zgjedhjet e ardhshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,

E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
  1. Une do punoj me sa me ha krahu dhe kudo me shpien kembet per fitoren e PS ne zgjedhjet e 11 Majit. Fatmiresisht eci dhe ngjis shkallet me shpejt dhe pa mu marre fryma ne krahasim me dhjetera te tjere qe jane ne moshe me te re politike apo biologjike.
  2. Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.
  3. Pas nje fushate jotregetare ne zgjedhjet e fundit vendore ne kryeqytet bashke me strukturen organizative te zones e nxorem Kombinatin te parin, me nje rezultat qe e çoi steken elektorale ne 60% per PS.
  4. Caktimi i Blendi Gonxhes si pergjegjes politik ne zone ishte nje zgjedhje e mencur dhe e qelluar sepse problemet madhore te Kombinatit si pasojat e termetit, procesi i rindertimit apo impakti i projekteve madhore te unazes apo te Lanes kerkonin nje fuqi ekzekutive te dedikuar dhe kompetente per tua koordinuar zgjidhjet. Une e vleresoj shume punen e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do jete serish i pari ne garen zgjedhore.
  5. Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Whatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje.
  6. I mbetem mirenjohes Edi Rames per riperfshirjen time ne pergjegjesi te larta politike qe mund te mos ndodhte pa tolerancen e tij pas perplasjeve te vitit 2008, nje perfshirje qe filloi me mirepritjen ne mitingjet kunder pushtetit te Berishes pas zgjedhjeve te 2009 es dhe vazhdoi me bashkepunimin e ngushte ne luften kunder korrupsionit ne protesten e 21 Janarit 2011, me zgjedhjet e vjedhura te Tiranes te atij viti, zgjedhjet e 2013 es e pastaj kulmoi me detyrat e larta te besuara te zevendesministrit te Mbrojtjes e te deputetit ne zgjedhjet e 2021. Uroj qe kete besim ta kem shlyer ne lartesine e duhur. Jua them keto per te deshmuar se nuk jam nga ata qe mendojne se PS u ka borxhe. Perkundrazi!
  7. E shfrytezoj kete komunikim publik per ti bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.
  8. Keto zgjedhje jane me rendesi historike kombetare sidomos ne 2 aspekte ku me i rendesishmi eshte integrimi europian i cili do te nderpritej dhe do te shtyhej nese Koalicioni i Krimit Madheshtor do kishte shansin te fitonte zgjedhjet dhe po aq i rendesishem eshte fati i reformes ne drejtesi. Edhe se po e paguajme me lekuren tone drejtesia e re ka garante vetem PS ne tone. E theksoj kete qe te vemendesojme drejtuesit e fushates te respektojne verberisht ligjin ne menyre qe te mos japim asnje shans gojeve te madheshtoreve te krimeve madhore te tranzicionit politik.
    Me respekt dhe ne gadishmeri per punet tona elektorale.
    Petro.” Postimi i plotë i Petro Koçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button