KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për “kallëzim të rremë” në çështjen “Babale”.

Më 11 mars 2025, Gjykata e Lartë shqyrtoi rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kërkonte rrëzimin e dënimit me 1 vit burg për veprën penale “kallëzim i rremë” në çështjen e njohur si “Babale”. Pas shqyrtimit, Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e paraqitur nga Salianji, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që e kishte dënuar atë me 1 vit heqje lirie.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Kujtojmë se më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 18 dhjetor 2019, duke shpallur fajtor Salianjin për “kallëzim të rremë” lidhur me audio-përgjimin e dosjes “Babale”, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge. Pas këtij vendimi, Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës dhe aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në tetor 2024, Salianji kishte kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit, por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Lartë. Gjithashtu, në janar 2025, Gjykata e Lartë reagoi ndaj akuzave lidhur me caktimin e gjyqtarit relator për çështjen e Salianjit, duke sqaruar se caktimi i gjyqtarit ishte bërë në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, dënimi me 1 vit burg për Ervin Salianjin mbetet në fuqi, duke e detyruar atë të vazhdojë vuajtjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button