KRONIKËSTAR CHANNEL
Dhunuan gardianin e burgut të Fierit, shpallen në kërkim 4 persona

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim katër shtetas, të dyshuar për dhunimin e një punonjësi të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.
Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim janë shpallur shtetasit A. M., 36 vjeç, E. N., 37 vjeç, E. R., 31 vjeç dhe M. P., 31 vjeç, të gjithë banues në Fier. Ata dyshohet se kanë goditur me grushte punonjësin e IEVP-së, për shkak të detyrës.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia vijon punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.