POLITIKËSTAR CHANNEL

Antoneta Dhima konfirmohet si kandidate e PS-së në Qarkun Fier për zgjedhjet e 11 majit

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, do të jetë sërish pjesë e ekipit socialist në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një mesazhi mirënjohjeje në rrjetet sociale, ku ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama dhe Kryesinë e PS-së për besimin e dhënë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Dhima ka shprehur gjithashtu vlerësimin e saj për drejtuesen politike të Qarkut Fier, znj. Belinda Balluku, dhe për të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, të cilat, sipas saj, e motivojnë për të vijuar punën me përkushtim dhe devotshmëri në funksion të fitores së PS-së.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo u shpreh optimiste për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se projektet e nisura në sektorët ekonomikë dhe social do të vijojnë me ritme të shpejta. Sipas saj, qytetarët mbështesin zhvillimin dhe përfaqësuesit që punojnë për t’i çuar përpara proceset integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Besimi dhe mbështetja juaj do të shpërblehet me përkujdesje, punë, vëmendje dhe përgjegjshmëri,” shkruan Dhima, duke uruar suksese skuadrës socialiste në Qarkun Fier.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button