POLITIKËSTAR CHANNEL

Gentian Koçi konfirmon kandidaturën në listën e hapur të PD-së për Qarkun Fier

Demokrati Gentian Koçi ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës elektorale të 11 majit në listën e hapur të Partisë Demokratike në Qarkun Fier. Në një mesazh drejtuar mbështetësve të tij, ai ka shprehur mirënjohjen për vlerësimin e marrë në procesin e primareve brenda PD-së dhe ka theksuar se vendimi për të kandiduar bazohet në respektin ndaj anëtarësisë dhe kontributit të tij opozitar ndër vite.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

“Vetëbesimi dhe forca ime mbështetet tek ju si vlerësuesit më të rëndësishëm e legjitim! Në këtë garë, misioni im është një dhe i vetëm: demokratët të jenë fitues më 11 maj!”, shkruan Koçi, duke ritheksuar përkushtimin e tij për të përfaqësuar me dinjitet mbështetësit e PD-së.

Ai theksoi gjithashtu se ky proces nuk ka përjashtuar askënd dhe se të gjithë kontribuuesit në PD janë të vlerësuar. Me këtë angazhim, Koçi rikërkon mbështetjen e demokratëve për të vijuar rrugëtimin e tij politik në zgjedhjet e ardhshme.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button