KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Fier–Libofsh, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Libofsh, pranë repartit të FNSH, ku një motomjet është përplasur nga pas me një automjet tip Opel.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në këtë aks rrugor, ku shpeshherë janë regjistruar aksidente për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të gabuara.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

(FieriWeb do të vijojë të sjellë përditësime për këtë ngjarje.)

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button