POLITIKËSTAR CHANNEL

Mirela Pitushi nuk do të rikandidojë për deputete në Fier, zotohet për mbështetje të PS-së në fushatë

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Mirela Pitushi, ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e garës për një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një komunikim publik, ajo shprehu mirënjohjen e saj ndaj PS-së, kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për mundësinë që i është dhënë për të përfaqësuar Fierin në legjislaturën e X-të të Kuvendit të Shqipërisë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

“Edhe pse e dëshiroja fort të vazhdoja mandatin tim, ka diçka më të fortë dhe më të rëndësishme se një mandat personal, është fitorja e një mandati të katërt për PS,” shkruan Pitushi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo ka theksuar se do të jetë krah drejtueses politike të qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe skuadrës socialiste në fushatën elektorale, për të siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në fund të mandatit të saj në shtator, Pitushi siguron se do të vijojë të japë kontributin e saj brenda Partisë Socialiste, edhe pse nuk do të jetë më deputete.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Postimi i Plotë e Deputetes Mirela Pitushe

Të nderuar miq!
Marr shkas të shkruaj këtë komunikim, pas shumë telefonatave që kam marrë këto orët e fundit nga dashamirës të mi.
I jam pafundësishtë mirënjohëse Partisë Socialiste, Edi Ramës, Gramoz Ruçit që më dhanë mundësinë që të përfaqësoj bashkëqytetarët e mi, Fierin tim të dashur në legislaturën e X-të në Kuvendin e Shqipërisë.
Pafundësishtë mirënjohëse ju miqëve të mi që më keni mbështetur me një votë dinjitoze për mua dhe më keni suportuar në hapat që kam ngjitur si dhe në shqetësimet që kam patur.
Edhe pse e dëshiroja fortë të vazhdoja mandatin tim, ka diçka më të fortë dhe më të rëndësishëm se një mandat personal, është fitorja e një mandati të katërt për PS.
Do jem përkrahë Drejtueses Politike Belinda Balluku dhe skuadrës së qarkut tim në fushatën që do të garantojë një fitore të thellë dhe një mandat të katërt për Partinë Socialiste.
I uroj shumë fat listës së kandidatëve të qarkut Fier, duke ju premtuar që do jem krah tyre në këtë fushatë.
Në shtator do të mbaroj mandatin tim si deputete, por jo kontributin tim në Partinë Socialiste.
Ju përqafoj me mirënjohje të gjithë ju miqtë e mi dhe përpara të gjithë së bashku në fushatë!🌹🤗

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button