Rinovimi i PS, senatorët në sprovë/ Analiza për listën e socialistëve, qarku i Fierit me ndryshimin më të madh

Sipas kryesocialistit Edi Rama parimi kryesor i listës së kandidatëve lidhet me hapjen e PS.
Në kuadër të kësaj filozofie hapje për të cilën këmbëngul Edi Rama janë 24 deputetë aktual nga grupi parlamentar i PS të cilët mbetën jashtë listave të hapura dhe të mbyllura mes tyre dy politikanë karriere si Petro Koci dhe Nasip Naço. Disa prej tyre sollën në sallën e Kuvendit reagimet e para.
Shumica e pjesës së mbetur nga ky grup parlamentar e gjen veten në listën e hapur me një probabilitet jo të favorshëm për të qenë në parlamentin ardhshëm..
Rinovimi i PS, senatorët në sprovë/ Analiza për listën e socialistëve, qarku i Fierit me ndryshimin më të madh
13/03/2025 19:40

Sipas kryesocialistit Edi Rama parimi kryesor i listës së kandidatëve lidhet me hapjen e PS.
Në kuadër të kësaj filozofie hapje për të cilën këmbëngul Edi Rama janë 24 deputetë aktual nga grupi parlamentar i PS të cilët mbetën jashtë listave të hapura dhe të mbyllura mes tyre dy politikanë karriere si Petro Koci dhe Nasip Naço. Disa prej tyre sollën në sallën e Kuvendit reagimet e para.
Shumica e pjesës së mbetur nga ky grup parlamentar e gjen veten në listën e hapur me një probabilitet jo të favorshëm për të qenë në parlamentin ardhshëm..
Në këtë listë janë vendosur emra me peshë e kontribute në PS siç janë Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj,Erion Brace,Klotilda Bushka, Mimi Kodheli ,Xhemal Qeralia,Olta Xhacka, Toni Gogu, Blerina Gjylameti dhe Ermonela Felaj
Në listën finale dërguar në KQZ, Edi Rama ka preferuar që më shumë se gjysmën e kabinetit qeverisës ta fusë në listën e mbyllur e pjesën tjetër në atë të thapur.
Ministrat Anila Denaj, Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxha do të duhet të luftojnë vetë nëse do të duan një vend në parlament ndryshe nga kolegët e tyre Igli Hasani, Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj me vende të garantuara nga PS në listën e mbyllur.
Për herë të parë në karrierën e tij politike Taulant Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin dhe drejtues politik i diasporën, nuk do të garojë në qarkun Elbasan me fokus në kështjellën e tij Librazhdin. Balla është në listën e mbyllur të Tiranës, ndërsa kujdestarinë e Librazhdit e merr Bora Muzhaqi, ministre shteti për Rininë edhe ajo në listën e mbyllur të Elbasanit.
Nëse lista e PS analizohet në të 12 qarqet, qarku me ndryshim më të madh është ai i Fierit drejtuar prej Belinda Balluku. Përveç Antoneta Dhimës e gjithë lista është kompozuar me figura totalisht të reja.
Deputetët aktual të PS në Listë të Hapur
Pandeli Majko
Damian Gjiknuri
Fatmir Xhafaj
Erion Braçe
Klotilda Bushka
Mimi Kodheli
Xhemal Qeralia
Olta Xhaçka
Toni Gogu
Blerina Gjylameti
Ermonela Felaj
Fadil Nasufi
Eni Zake
Ilirjan Pendavinji
Vullnet Sina
Florenc Spaho
Saimir Hasalla
Luan Duzha
Alban Xhelili
Erjon Meka
Ilir Ndraxhi
Arben Pëllumbi
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
Ornaldo Rakipi
Deputetët aktualë të PS jashtë liste
Nasip Naço
Petro Koçi
Klevis Xhoxhi
Lavdrim Krashi
Ilir Metaj
Gerta Duraku
Bujar Çela
Eduard Ndreca
Niko Kuri
Anduel Tahiraj
Paulin Sterkaj
Shpresa Marnoi
Laert Duraj
Baftjar Zeqaj
Mirela Pitushi
Ismet Beqiraj
Lindita Buxheli
Tatiana Piro
Ilir Topi
Bardhyl Kollçaku
Pranvera Resulaj
Teuta Rama
Agron Çela
Denis Deliu