Belinda Balluku mbledh kandidatët për deputetë në Fier: “Bashkë për një tjetër fitore!”

Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku theksoi rëndësinë e koordinimit dhe organizimit në terren për një fushatë sa më efektive, me fokusin kryesor te takimet dhe bashkëbisedimi me çdo banor të qarkut.
“Me ekipin fitues të qarkut Fier, për koordinimin dhe organizimin në terren të fushatës elektorale që po nis. Me një fokus të qartë për të takuar, dëgjuar dhe diskutuar me çdo banor të qarkut. Gjithmonë pranë tyre. Bashkë për një tjetër fitore!”, shkruan Balluku.
Takimi u fokusua në strategjinë e fushatës, mobilizimin e strukturave dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces, duke synuar një rezultat fitues për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
















