KRONIKËSTAR CHANNEL
E Rëndë në Vlorë – Gruaja në gjendje të dehur përplas në tokë foshnjën 5-muajshe, ndërhyn policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës, ku një grua rreth 35 vjeç, në gjendje të dehur, ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku dëshmitarët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Efektivët kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën, por gruaja ka kundërshtuar me forcë, duke u përleshur me ta. Pas ndërhyrjes së policisë, foshnja u dërgua me urgjencë në spital, ku fatmirësisht nuk raportohen dëmtime të dukshme, por po i bëhet një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.
Ndërkohë, gruaja është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje. Sipas informacioneve paraprake, ajo është e divorcuar. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.