BOTASTAR CHANNELTEKNOLOGJI

Qeveria shqiptare bllokon TikTok, VPN sheh rritje prej 1200% të përdorimit!

Qeveria shqiptare ka vendosur të bllokojë qasjen në TikTok për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga dita e djeshme, për shkak të përmbajtjeve të papërshtatshme që shpërndahen nga përdoruesit në këtë platformë. Siç është raportuar më parë, ky vendim do të mbetet në fuqi nëse TikTok nuk përmirëson algoritmin e tij të rekomandimeve dhe moderimin e përmbajtjes, sipas kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, për Geek Room, TikTok ka deklaruar se ka ndërmarrë hapa për përmirësim, duke punësuar moderatorë shqipfolës për të kuptuar më mirë përmbajtjet e publikuara.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në anën tjetër, menjëherë pas bllokimit të TikTok-ut është vënë re një tjetër fenomen; përdorimi masiv i VPN-ve (Virtual Private Networks). ProtonVPN ka raportuar një rritje prej 1200 për qind të përdorimit të VPN-ve në vendin tonë dhe ky numër vazhdon të rritet, pasi qytetarët kërkojnë ende qasje në TikTok pavarësisht kufizimeve. Ky vendim ka bërë që edhe ata që më parë nuk ishin të njohur me teknologjinë të mësojnë mënyra alternative për të anashkaluar bllokimin, duke përdorur për herë të parë një VPN. Gjithashtu, në rrjetet sociale po shfaqen gjithnjë e më shumë video që shpjegojnë se si të instalosh dhe përdorësh një VPN për tu qasur në TikTok.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Virtual Private Network (VPN) apo shqip “Rrjeti Privat Virtual” është një term për të cilin keni mundur të mos dëgjoni, por po bëhet më i zakonshëm këtyre viteve. Një VPN është një mjet që ju lejon të hyni në internet në mënyrë të siguruar, kudo ku jeni. Një VPN funksionon duke krijuar një “tunel” të sigurt mes pajisjes tuaj dhe shërbimit tuaj VPN dhe ju mbron në dy rrugë kryesore: Duke fshehur adresën tuaj IP, duke mbrojtur identitetin dhe hollësitë mbi vendndodhjen tuaj. Duke fshehë trafikun mes jush dhe shërbimit tuaj VPN, që askush në rrjetin tuaj lokal të mund të mos e deshifrojë apo ndryshojë dot.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

VPN-të mund të përdoren nga cilido që dëshiron të mbrojë lidhjen e vet në internet, veçanërisht kur bëhet përmes rrjetesh porozë, të tillë si WiFi publik, por janë të dobishme madje edhe për një rrjet shtëpie. Një VPN do të mbrojë trafikun që dërgoni mes jush dhe shërbimit VPN, qoftë përmes shfletuesit tuaj, aplikacionesh apo shërbimesh të tjera. Që të ujdisni një VPN, do t’ju duhet të krijoni një llogari me një shërbim VPN dhe të instaloni software-in VPN në kompjuterin apo telefonin tuaj. Kur aktivizohet, një VPN do të kujdeset për trafikun nga krejt aplikacionet dhe software që xhirojnë në pajisjen tuaj, që të mund të shfletoni dhe komunikoni lirisht, përmes një lidhje të sigurt rrjeti privat.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Zakonisht, një shërbim VPN ofron një numër kanalesh lidhjeje në vendndodhje të ndryshme globale, që ju lejojnë të përdorni një adresë IP prej një vendndodhjeje tjetër nga ajo e juaja faktike. Në këtë mënyrë, vendi ku po lidheni sheh IP-në e VPN-së, jo adresën tuaj faktike IP, si burim të trafikut tuaj. Mozilla VPN e kalon trafikun tuaj përmes një shërbyesi të sigurt dhe ju lejon të zgjidhni një vend prej më shumë se 30 vendesh.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button