KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në Mallakastër, digjen 5 hektarë plepa dhe paulownia

Mallakastër – Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej pesë hektarësh në fshatin Rromës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemët plep dhe paulownia.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Policisë, toka ku ra zjarri është në pronësi të shtetasit I.A., 45 vjeç. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia bën thirrje për kujdes të shtuar ndaj zjarreve në këto temperatura të larta, duke apeluar që çdo rast i dyshimtë të raportohet menjëherë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button