KRONIKËSTAR CHANNEL

Tre persona arrestohen në Fier dhe Lushnjë për dhunë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për vepra të ndryshme penale në Lushnjë dhe Fier.

Reklama në FieriWeb

Në Lushnjë, u arrestua shtetasi P. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur lehtë me thikë një 27-vjeçar. Policia sekuestroi mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Po ashtu, në të njëjtën zonë, uniformat blu arrestuan B. M., 38 vjeç, banues në fshatin Ballagat, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj gjyshes së tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ndërkohë, në Fier, specialistët e qarkullimit rrugor ndaluan F. K., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet për të tre rastet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button