BOTASTAR CHANNEL

Departamenti Amerikan i Shtetit publikon në faqen zyrtare detyrën që mban aktualisht Yuri Kim, ish-ambasadore e SHBA në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare detyrën që mban aktualisht, Yuri Kim, e cila është emëruar si Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, publikim që mban datën 1 mars 2025.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Më herët ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore e Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e propozuar nga Presidenti Trump dhe e rikonfirmuar edhe nën Presidentin Biden.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, një Asistente Speciale e Sekretarit Colin Poëell. Ajo ishte gjithashtu anëtare e delegacionit të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK”, thuhet në faqen zyrtare të DASH.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

https://www.state.gov/biographies/yuri-kim

Related Articles

Back to top button