KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman, plagosen dy persona

Fier – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman, pranë fshatit Hoxharë, ku një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë me kafshë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës Emiljano Llano dhe Qerim Xhafa 56-vjeç banor i zonës, i cili udhëtonte me karrocën. Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe rregullimin e trafikut në zonë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier-Seman, në Hoxharë, automjeti me drejtues shtetasin E. Ll., 34 vjeç, banues në Darzezë, është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi Q. Xh., 56 vjeç, banues në Dërmënas.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button