POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama: Hotelet që parapaguajnë 65% të kapacitetit nuk do të kenë kontrolle gjatë sezonit veror

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një skemë të re për formalizimin e sektorit të hotelerisë, duke ofruar një marrëveshje parapagimi për bizneset që dëshirojnë të shmangin kontrollet tatimore gjatë sezonit veror. Gjatë një takimi me sipërmarrës në Sarandë, Rama njoftoi se hotelet që pranojnë të deklarojnë paraprakisht 65% të kapacitetit të tyre për periudhën maj-shtator, nuk do të përballen me inspektime tatimore.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

“Duam ta fillojmë me këtë dhe kush paguan 65% të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll. Për më tepër, 30% e periudhës së dimrit do të përfshihet në këtë skemë, për të ndihmuar bizneset të mbajnë minimumin e stafit gjatë gjithë vitit,” tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai theksoi se kjo skemë është rezultat i konsultimeve me operatorët turistikë dhe se qeveria synon një formalizim gradual të sektorit, duke shmangur kontrollet e ashpra dhe krijimin e presionit mbi bizneset.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në të njëjtin takim, kryeministri foli edhe për zhvillimet urbane në Sarandë dhe Ksamil, duke paralajmëruar kontrolle më të rrepta mbi administrimin e plazheve dhe duke përjashtuar mundësinë që pronarët e restoranteve të menaxhojnë shezlongët. Përveç kësaj, Rama njoftoi se falë inteligjencës artificiale, bizneset do të monitorohen nga inspektori virtual për të siguruar korrektësinë e faturave.

Sipas tij, hyrja e Shqipërisë në BE do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e vlerës së pronave, duke i inkurajuar investitorët të përfitojnë nga ky moment.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button