AKTUALITETSTAR CHANNEL

Avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj agjëron prej 25 vitesh: Vajzën e përjashtuan nga shkolla prej shamisë, sot vizitojmë Mekën familjarisht

Kastriot Dyrmishaj, avokat në Fier, është një ndër praktikantët e parë të besimit mysliman dhe prej 25 vitesh agjëron pa ndërprerje bashkë me familjen. Avokati rrëfen përjetimet e muajit të shenjtë, ndërsa nuk harron as paragjykimet

Reklama në FieriWeb

67-vjeçari fierak, Kastriot Dyrmishaj është një ndër praktikantët e parë të besimit mysliman dhe prej 25 vitesh agjëron pa ndërprerje bashkë me familjen.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Për mikrofonin e Report TV, avokati rrëfen momentet e para kur bashkëshortja e tij Mimoza vendosi të vishej me shami dhe më pas dy vajzat, duke u përballur me paragjykime. Sfida më e vështirë ka qenë përjashtimi nga shkolla i vajzës për shkak të shamisë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“U detyrova të kërkoja ndihmën e përfaqësuesve të OSBE , e madje trokita deri te presidenti,- thotë Dyrmishaj, – por vetëm ndërhyrja e kryetares së asokohe të Parlamentit Jozefina Topalli , i dha zgjidhje situatës”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Nuk zgjati shumë dhe vajza u përjashtua për herë të dytë nga shkolla, ndaj kreu shkollë me korrespondencë. Më pas ajo vazhdoi studimet për psikologji në Arabinë Saudite, me disa medalje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Ka qenë pikërisht momenti teksa faleshin së bashku me bashkëshortin që më shtyu ti bashkohesha këtij rituali”, tregon ai.

Pas agjërimit të parë ndjesia e qetësisë dhe e përmbushjes shpirtërore ishin shtysa që të prisja me padurim çdo muaj të shenjtë Ramazani, tregon plot emocion avokati, i cili thekson se edhe në ushtrimin e profesionit e ka ndjerë besimin e njerëzve.

Por ajo çfarë ka mbetur e paharrueshme në mendjen dhe zemrën e tij është pelegrinazhi në Mekë. Për të tretin vit familja Dyrmishaj i është bashkuar këtij pelegrinazhi ku ndjesia e të qenit të gjithë të ndryshëm por të barabartë është e papërshkrueshme.

“Një ndër shtyllat më te rëndësishme të besimit në muajin e Ramazanit, është sadakaja, ndaj që nga viti 2015 kam qenë nismëtar i shoqatës humanitare “Selam”, shprehet më tej.

Besimi tashmë po kalon nga brezi në brez në familjen e tij dhe sot mbesa 8 – vjeçare Elifi agjëron për të dytin vit radhazi.

Teksa uron të gjithë besimtarët për lutje të pranuara, avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj dëshiron për të gjithë praktikantët e besimit mysliman që të paktën një herë të vetme të përpiqen t’i bashkohen pelegrinazhit të Mekës.

Marsela Topi – fieriweb.com

Related Articles

Back to top button