AKTUALITETMOTI

Rrebeshe shiu, ulen temperaturat/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit shqiptar, moti do të vijojë i paqëndrueshëm.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa pas mesditës dhe në vijim, do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Zonat malore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button