KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Marinari egjiptian dëmtohet rëndë në një anije peshkimi, dërgohet me urgjencë në spital

Një marinar me shtetësi egjiptiane është lënduar rëndë në dorë ndërsa ishte duke punuar në një anije peshkimi në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, marinari është lënduar nga një mjet prerës (gur fresibël) gjatë procesit të punës në bordin e një anije peshkimi. Menjëherë pas incidentit, Policia Kufitare ka dërguar një mjet lundrues në drejtim të anijes për të transportuar të dëmtuarin drejt Portit të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas mbërritjes në port, marinari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button