KRONIKËSTAR CHANNEL

Dalin detajet e para nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s: Morina ishte me armë dhe dokumente false me vete!

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina që u prangos mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, ndërsa iu gjet me vete edhe një armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Po ashtu, raportohet se me vete Morina kishte edhe dokumente false. Kujtojmë se Morina ishe në kërkim nga 17 maji i 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”,thuhet në dosjen e SPAK.

Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Related Articles

Back to top button