KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, dy të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan, pranë vendit të njohur si “Qafa e Koshovicës”. Dy automjete, një tip Volkswagen dhe tjetri tip Opel, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Reklama në FieriWeb

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti tip Opel ka dalë nga rruga, duke u përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një pemë, e cila është rrëzuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar dy persona të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Rreth orës 11:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. F.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjere, shtetaset F. H. dhe Sh. H., të cilat kanë shkuar në spital për kryerjen e ekzaminimeve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button