KRONIKËSTAR CHANNEL

Autobusi përfshihet nga flakët sapo del nga tuneli i Kardhiqit – Pasagjerët shpëtojnë mrekullisht

VIDEO

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme pranë tunelit të Kardhiqit, ku një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët. Pamjet e siguruara nga Fieri Web tregojnë momentin dramatik kur zjarri përpin totalisht automjetin, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar të gjithë zonën përreth.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fatmirësisht, pasagjerët kanë arritur të dalin nga autobusi në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse nën tronditjen e fortë të përjetimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në sistemin e autobusit. Brenda në mjet janë djegur plotësisht edhe sendet personale të udhëtarëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Reklama në FieriWeb

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles

Back to top button