KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier Seman – Konflikt për pronësinë përfundon me të shtëna armësh, një person i shoqëruar dhe dy të shpallur në kërkim

Një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorim armësh në fshatin Fierseman të Divjakës, mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, pas një debati verbal, shtetasit Z. K., 58 vjeç, dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i Z. K.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e konfliktit, Sh. K. ka reaguar duke përdorur armën e gjahut që e posedonte me leje, dhe ka qëlluar, duke dëmtuar automjetin e shtetasit A. G.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. K., ndërsa dy të tjerët, Z. K. dhe A. G., janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Related Articles

Back to top button