KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Zbulohet kokainë dhe municion në një lokal bar-kafe, arrestohet 48-vjeçari

Vlorë, 9 prill 2025 – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm, duke arrestuar në flagrancë një shtetas që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, në pronësi të shtetasit L. T., 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 55 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të gatshme për shitje, si dhe 10 fishekë luftarakë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Policia e Vlorës thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme në territor.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button