KRONIKËSTAR CHANNEL

Dinamika e ngjarjes në Fier – Plagoset një grua, autorët babë e bir në kërkim

Një grua është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Fier, në një ngjarje që ka tronditur banorët e zonës. Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor Fier–Seman, në degëzimin që lidh këtë aks me rrugën drejt fshatrave Sulaj dhe Hamil.

E plagosura është identifikuar si Suzana Mernica, 46 vjeçe, e cila po udhëtonte me një motomjet të drejtuar nga djali i saj, në kthim për në banesën e tyre në fshatin Sulaj. Sipas dëshmisë së djalit, në dalje të rrugës dytësore, ata janë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e të shtënave, Suzana Mernica mbeti e plagosur dhe u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit si Afrim Cimili, 66 vjeç dhe Ali Cimili, 23 vjeç, babë e bir nga fshati Dërmënas, të cilët janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Burime nga policia bëjnë me dije se në hyrje dhe dalje të qytetit janë ngritur postblloqe dhe janë intensifikuar kontrollet në akset kryesore për kapjen e tyre. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime, mes familjes Mernica dhe asaj Cimili ka pasur një konflikt disa muaj më parë, por detajet mbi natyrën e këtij konflikti ende nuk janë bërë të ditura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet vijojnë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button