KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Burri sulmohet nga një luan i mbajtur në banesë, policia nis hetimet

VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zharrëz të Fierit, ku një burrë është sulmuar nga një luan, kafshë e egër që dyshohet të jetë mbajtur në kushte shtëpiake. Pamjet tronditëse të incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale ditën e djeshme, duke ngjallur reagime të shumta dhe shqetësim në opinionin publik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve konfidenciale nga Policia e Shtetit, një grup i specializuar është dërguar në vendngjarje për të verifikuar rastin dhe për të lokalizuar kafshën. Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse për zbardhjen e rrethanave dhe pritet të ndërmerren masa ligjore ndaj përgjegjësve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi mbajtjen e kafshëve të rrezikshme jashtë ambienteve të kontrolluara dhe pa licencim të posaçëm.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button