KRONIKËSTAR CHANNEL

Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit


Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Njëri prej efektivëve në kërkim. U kapën përgjimet në platformën e koduar SKY ECC

Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme la në masën “arrest me burg” 3 ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së.

Tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua sot (9 prill). I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 09.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 26 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.H., Sh.R., dhe E.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 17, datë 28.02.2025 dhe Vendimit nr. 28, datë 03.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së mes të tjerash.

Masa ishte dhënë gjatë seancës së 3 marsit të këtij viti nga GJKKO, teksa ishte ankimuar më 2 prill nga të arrestuarit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim. 

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021. 

SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Erdit Hazizaj dhe Sali Berisha, gjatë fushatës elektorale, si kandidat i PD në Roskovec

Të akuzuarit si anëtarë të trafikut të drogës

– Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj aliaj Jetimir Qirici – Në kërkim
– Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj – Në kërkim
– Benci Toska  – Në kërkim 
– Shkelzen Kraja – Në kërkim 
– Xhino Nebi – Në kërkim 
– Luiz Bala alias Edmond Sinanaj – Në kërkim
– Erdit Hazizaj –  ish shef në disa komisariate në vend – I arrestuar 
– Shkelzen Ruska – shef krimesh në Himarë, – I arrestuar 
– Elvis Dervishi, – shef i kufirit në Sarandë – Në kërkim 
-Ervis Alisinanaj – shef krimesh ne Lushnje  -I arrestuar 

Related Articles

Back to top button