POLITIKËSTAR CHANNEL

Përurohet parku diellor në Karavasta, Balluku: Më i madhi në Ballkanin Perëndimor, shembull i investimeve të suksesshme

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se Parku fotovoltaik në Karavasta, është parku më i madh i energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor.

E pranishme në ceremoninë e përurimit të këtij investimi, Balluku bëri të ditur se, investitori i këtij parku, kompania franceze “Voltalia” do të ndërtojë një park tjetër në Spitallë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një çmim rekord. “Voltalia” për ne është një shembull i investimeve të huaja të suksesshme që zhvillohen në vendin tonë dhe në sektorin e energjetikës”, tha Balluku.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ajo deklaroi se, Shqipëria aspiron brenda 2030 të jetë pjesë e BE, pasi siç tha ajo, na takon, se kemi lindur në zemër të Evropës dhe jemi një prej popujve më të lashtë dhe këtë nuk na e ndryshon dot askush”.

“Kam qenë shpesh në këtë terren që kur nisën punimet, gjatë vijimit të investimit kur u bënë testet e para të prodhimit dhe sot në përurimin e parkut diellor të Karavastasë. Por sot dua të flas për Voltalia-n si investitorin që theu akullin në investimet fotovoltaike për energji të rinovueshme në Shqipëri”, tha Balluku, teksa vuri në dukje se, “sot investitorët e huaj kanë rritur besim për sipërmarrje serioze në Shqipëri”.

“Qeveria Rama, vuri prioritet ndërtimin e një sektori energjetik modern që t’i përgjigjet të ardhmes, por nga ana tjetër, edhe të ndërtonte besimin që investitorët e huaj të vinin e të ndërtonin pa asnjë frikë dhe në këtë linjë ne kishim nevojë për partnerët që të na besonin dhe të bashkëpunonin me ne”, u shpreh Balluku.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Nëse ka një sektor ku Shqipëria ndihet krenare duke nisur nga kuadri ligjor e deri tek operimet është energjia. Siguria energjetike është arma më e fortë dhe e fuqishme për një vend”, vuri në dukje ajo.

Balluku tha se sot energjia diellore ka arritur të zërë 10 % të volumeve të prodhimit të energjisë ndërsa synimi është që në 2030 prodhimi i energjisë të shkojë në 30%

“Shqipëria synon të kthehet në eksportuese të energjisë dhe të investojë në inovacion”, tha Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button