KOSOVASTAR CHANNEL

“Qëndrova në motele” Gruaja e denoncoi të zhdukur, këngëtari shqiptar tregon se iku nga shtëpia se nuk duronte dot bashkëshorten

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi nuk ishte kthyer në shtëpi për disa ditë.

Ai kishte udhëtuar më 6 prill në një lokal nate në Topliqan të Suharekës për të kënduar dhe, pasi nuk u kthye më, bashkëshortja e tij e lajmëroi Policinë më 9 prill, duke deklaruar se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai kishte ikur pa lënë gjurmë. Ajo përshkroi pamjen e tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet në trupin e tij.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Pavarësisht denoncimit, këngëtari u paraqit vetë në Stacionin Policor të Prizrenit, duke sqaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe se nuk dëshironte më të jetonte me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se kishte me të.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ai shpjegoi se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren dhe kishte shmangur kontaktet me të, sipas raportimeve të Gazetës Sinjali. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button