KRONIKËSTAR CHANNEL

50 mijë lekë në këmbim të votave për PD-në! Zbulohet skema në Lushnjë

LUSHNJË– Katër ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale për 11 majin, shënohet arrestimi i parë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Një 38-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Marin Leka, ka rënë në prangat e bluve pasi i kishte premtuar 500 euro një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të Sali Berishës, i cili në këto zgjedhje garon me 26 aleatë.

Mësohet se Marin Lekës i është gjetur karta e identitetit të personit që i kishte premtuar paratë në këmbim të votës për PD-në e Berishës. Ka qenë vetë personi (Muharrem Toska) të cilit i ishin premtuar paratë, i cili ka bërë kallëzimin në polici për Martin Lekën. 

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në dëshminë para policisë, Toska ka deklaruar se Leka do i jepte paratë në këmbim të votave për Partinë Demokratike. Megjithatë pasi i ka dhënë kartën, është penduar, dhe ka zgjedhur ta denoncojë rastin. Nga ana tjetër, gjatë kontrolleve, Marin Lekës i është gjetur ID me emrin e Muharrem Toskës në shtëpi, për të cilën në dëshmi ai ka pranuar se e ka marrë si premtim për të votuar, por nuk ka pranuar të tregojë për cilin subjekt është bërë premtimi.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Sekretari i PD në Lushnjë, Klement Çela i pyetur në telefon nga gazetari i Report Tv, Yrjet Saliasi mohon që Marin Leka të jetë pjesë e strukturave të PD në Lushnjë, por gjithsesi, burime të sigurta për Report Tv bënë me dije se 38-vjeçari paratë i kishte premtuar në këmbim të votës për Partinë Demokratike. Ndaj 38-vjeçarit rëndojnë dy vepra penale,  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025″, njoftoi Policia e Fierit. 

Dosja për këtë rast i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme, e cila është kompetente për të hetuar krimet zgjedhore, ndërsa që prej nisjes së fushatës SPAK ka zbritur në të gjitha qarqet e vendit për të monitoruar situatën para dhe pas zgjedhore, për të parandaluar krimet elektorale. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani së bashku me prokurorët e deleguar në rrethe kanë zhvilluar takime për të koordinuar veprimet.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button