KRONIKËSTAR CHANNEL

Melisa Beluli vetëdorëzohet në Policinë e Fierit, deklaron se ka qëndruar në Krujë gjatë arratisë

Fier, 15 Prill 2025 – Melisa Beluli është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Policisë Fier, e shoqëruar nga avokatja e saj mbrojtëse. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, ajo ka deklaruar se gjatë gjithë periudhës në arrati ka qëndruar në qytetin e Krujës. Por burime pranë hetimit bëjnë me dije se këto deklarata konsiderohen si përpjekje për të ndërtuar alibi dhe për të mbrojtur autorin e dyshuar të ngjarjes, Klement Beqaj, i cili ndodhet ende në arrati.

Beluli ka mohuar të ketë dijeni mbi vendndodhjen aktuale të Beqajt, i cili sipas saj është “i dashuri” me të cilin ka pasur lidhje personale. Hetuesit dyshojnë se bashkëpunimi mes tyre ka vijuar edhe gjatë periudhës së arratisë, dhe nuk përjashtohet mundësia që Melisa të ketë ndihmuar në fshehjen apo shmangien e drejtësisë nga ana e Beqajt.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Autoritetet po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të çështjes, ndërkohë që kërkimet për kapjen e Klement Beqajt vijojnë në disa qytete të vendit.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button