POLITIKËSTAR CHANNEL

“Stafi i ngushtë i Metës thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS”, Kryemadhi me deklarata të forta: Mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë

Monika Kryemadhi doli nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë.

“Stafi i ngushtë i Metës thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS”, tha Kryemadhi duke hedhuar deklarata të forta se mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë, sipas saj.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Deklarata

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Monika Kryemadhi: Kërkova leje për të ikur në Uzbekistan ku ishte unioni ndërparlamentar ku jam anëtare e delegacionit të përhershëm… Prokuroria ka bërë ekspertizë financiare dhe do të përballim ekspertizën tonë me atë të SPAK.

Pyetje: A ka persona të tjerë të dyshuar për këtë ccështje?

Kryemadhi: S’kam ndonjë interes të madh. I qëndroj atyre që kam thënë. Jam partizane e ndihmesës së njerëzve për t’i ndihmuar dhje krijuar hapësirën e tyre ku ka shkelje dhe vonesa të ndryshme. Kjo është njerëzore, në një ambient si Shqipëria, në një fshat të vogël marrëdhëniet janë të ngushta, ndihmojmë njëri-tjetrin. Por ata do të bëjnë punën e tyre, ne tonën. Duhet durim strategjik për t’i ccuar gjërat përpara.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi.

Unë vazhdoj dhe them se kush e ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi ikur dikush do ndërprerjen e marrëdhënievbe me mua, s’kam pse të pajtohem.

Pyetje: Nuk është shkaktare politika siç pretendon Meta?
Kryemadhi: Ishte justifikim mendoj. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Stafi i ngushtë i zotit Meta me paturpësinë më të madhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS. Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është një justifikim i tillë. I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL, miqve, të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Ça thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzupruar drejtimin e PL, t’i harrojnë dhe të ecin përpara.

Kë nënkuptoni me mecenar?
Kryemadhi: Rrogëtarët që janë në bordero. Hyni dhe shikoni borderonë që ne s’kemi patur kurrë. Ata janë mercenarët. Besoj tek kthjelltësia politike e Metës pas kaq kohësh në izolim. Dalja në listë të hapur tregon se është kthjelluar politikisht për të ccuar sa më shumë vona në kutinë e votimit të opozitës. Për mua është shumë e vështirë, është problematike se kisha bërë plan të mos merresha fare. I ka obliguar të dalin në fushatë për të.

Pyetje: Është morale të kandidojë kur akuzohet për pastrim parash?
Kryemadhi: Ne i burgosim njerëzit vetëm se janë në hetime dhe më pas bëjmë gjëra të tjera për ta larguar nga politika. Rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të Yuri Kim e cila i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Dhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfekte mbi sistemin e drejtësisë. Drejtësia mund të jetë e kërkuar, por nes’kemi kërkuar një institucion drejtësie që të burgosim 300 veta.

Si është një fillim i ri për ju pas divorcit, pas 25 vitesh martesë?
Kryemadhi: Ajo që s’të vret të bën më të fortë. Për të fituar gjithccka duhet të lëshosh gjithccka. Duke lëshuar ccdo gjë nga e kaluara mund të fillosh diccka të re. Angazhimi im është në funksion të fëmijëve dhe jo gjërave të tjera. është një erë e re për mua dhe familjen time.

Filmin e përfunduat?
Kryemadhi: Akoma jo prej fushatës. Nesër kemi lënë xhirime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button