KRONIKËSPORTSTAR CHANNEL

Kush ishte futbollisti shqiptar 28-vjeçar që humbi jetën në fushën e blertë

Ndeshja e sotme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin shqiptar. Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti Bledar Hajdari 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”, pranë selisë së FSHF-së.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi shëndetësor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
Hajdari Bledar

Hajdari e kishte nisur karrierën me të rinjtë e Internacional, ndërsa më pas është ishte aktivizuar edhe me Kevitan, Valbonën, Orikumin dhe Skraparin. Pas një muaji ai do të mbushte 29 vjec, por goditja në zemër i mori jetën.

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button