KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë – Tentativë për vrasje me armë zjarri në stanin e bagëtive, plagoset rëndë një 66-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plug të Lushnjes, ku një 66-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi F. Mane, rreth 66 vjeç, i cili është qëlluar me çifte nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa ndodhej brenda stanit të bagëtive, ku po bënte roje nate.

Mësohet se saçmet e armës e kanë goditur në kokë, duke i shkaktuar dëmtime serioze. 66-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas informacioneve të para, dyshohet se autorët e ngjarjes janë tre persona që kanë pasur një konflikt të hershëm me Manen. Tre ditë më parë, në stanin e tij janë vjedhur katër krerë bagëti, çka mund të ketë qenë një ndër arsyet që çoi në përshkallëzimin e konfliktit.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftim i Policisë Fier: Lushnjë

Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.

I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button