Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni për ca kohë. Nëse i doni shumë kthehuni, por…

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij për pasaportën e BE-së.
Rama iu tha vajzave të reja, se nëse i dashuri i tyre iu thotë se do të votojnë “bufin e kënetës”, mos t’ua varin. Por ai shtoi se nëse e duan shumë të dashurin, të kthehen tek ata, por djemtë të kenë marrë mësim dhe të votojnë PS-në, që dhe si çift të kenë një pasaportë europiane, që ju jep më tepër mundësi.
Edi Rama: Me pasaportën e BE, çdo universitet europian është si çdo universitetet shqiptar. Pasaporta sot është dokument udhëtimi, por jo qëndrimi. Na thonë se ku do rrish, a të pret njeri dhe pastaj të thonë dhe pyetjen e tmerrshme se kur do ikësh. Nuk rrimë dot sot, për të qëndruar në vendet e BE duhet të kërkojmë azil. Me pasaportën e BE, do mirëpriteni si çdo shtetas europian, mund të punosh ku të duash, do jetoni në një Shqipëri të madhe sa BE, do të njihen të gjitha vitet e punës.
Me pasaportën e BE-së, nuk keni nevojë për pasaportën e Italisë dhe të Greqisë. Vajza, bindni djemtë që të votojnë PS-në, se do merrni të dy pasaportën. Vajza, nëse i dashuri ju thotë që do votojë për bufin e kënetës, mos ia varni fare. Nëse i doni shumë, lërini të pendohen dhe kthehuni, që të kuptojë se ka gabuar. Djemtë më pas do shikojnë pasaportën e BE dhe do thonë që rroftë e dashura ime, se nuk do e merrja këtë pasaportë.