Kandidatja për deputete në Qarkun e Fierit, Frida Mavriqi viziton biznesin e Arjan Bekaj: “Një model suksesi që duhet mbështetur!”

Kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Frida Mavriqi, përfaqësuese e Partisë Mundësia, ka zhvilluar një vizitë në një nga bizneset më të veçanta të zonës – ndërmarrjen për përpunimin dhe eksportin e kallamave, të drejtuar nga sipërmarrësi Arjan Bekaj.
E habitur nga përmasat dhe niveli i organizimit të këtij biznesi, Mavriqi e cilësoi vizitën si një surprizë të këndshme:
“Kaq pranë Fierit dhe nuk e dija që ekzistonte një biznes kaq i madh për përpunimin dhe eksportin e kallamave. Mësova shumë gjatë kësaj vizite dhe u ndjeva e frymëzuar nga puna e palodhur e njerëzve që qëndrojnë pas këtij suksesi.”
Në një postim në rrjetet sociale, kandidatja vlerësoi gjithashtu rolin e grave në këtë sipërmarrje, duke theksuar se edhe në këtë sektor tradicional, kontributi i tyre është thelbësor:
“Forcë shumë e madhe në këtë biznes është puna e grave – të palodhura, të afta dhe të përkushtuara.”
Frida Mavriqi nuk kurseu vlerësimet për Arjan Bekajn, duke e cilësuar si një shembull të shkëlqyer të shqiptarit që ia del me punë dhe vendosmëri.
“Sipërmarrësit si Arjani janë frymëzimi më i mirë për rininë dhe për gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.”
Kjo vizitë është pjesë e turit elektoral të Mavriqit në Fier, ku ajo po njihet nga afër me problematikat dhe potencialet e komunitetit lokal. Ajo kandidon me numrin 10 në listën e Partisë Mundësia, me një vizion të qartë për një Shqipëri ku “ia del me punë”.