KRONIKËSTAR CHANNEL
Të shtënat në Tiranë! Ka të plagosur, i lënduari u dërgua në një spital privat

Detaje të reja mësohen në lidhje me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kosovarve” pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas burime të shtënat janë regjistruar pas një konflikti për para me përqindje.
Mësohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve personat kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë.
Dy prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.
Në vendngjarje është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri drejt njërit prej personave të përfshirë në konflikt.
Në vendgjarje është gjetur vetëm një gëzhojë. Një i plagosur mësohet se është dërguar për mjekim në një spital privat.