Gerta Dhima, zgjedhja e re e fierakëve – një fushatë që afron politikën me qytetarin

Fier – Gerta Dhima, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, po shihet gjithnjë e më shumë si zgjedhja e preferuar e qytetarëve në këtë zonë. Me një fushatë të fokusuar në dëgjimin aktiv dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me komunitetin, Dhima është pranë njerëzve të zakonshëm, duke vizituar lagje, familje dhe biznese lokale.
E dalë nga platforma “Deputeti që duam”, ajo po dëshmon në çdo hap se është pikërisht përfaqësuesja që qytetarët kishin nevojë. Me prioritet të veçantë ndaj të rinjve, fuqizimit të grave dhe zhvillimit të turizmit lokal, Gerta Dhima sjell një model të ri përfaqësimi, që synon të kthejë politikën në shërbim të njerëzve dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për Fierin.
Banorët shprehen se vlerësojnë stilin e saj të afërt dhe angazhimin e vazhdueshëm në terren, duke e konsideruar atë si një zë të besueshëm për komunitetin në Parlamentin e ardhshëm.