KRONIKËSTAR CHANNEL

Sherri mes 8 personave në Tiranë, ky është ish-kryetari i komunës Kurjan në Fier, që nxori a*mën

Personi që shihni në foto është 51-vjeçari Ilir (Adriano) Shabanaj, i cili qëlloi një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas goditi me qytën e pistoletës 40-vjeçarin Kasem Stani (Pasha) gjatë konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një restorant në rrugën “Sami Frashëri” pranë zonës së njohur si “Diga e Liqenit”.

Ilir Shabanaj është shpallur në kërkim ndërsa janë vënë në pranga 7 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin e dhunshëm të identifikuar si shtetasit Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj. Policia ka arrestuar edhe 40-vjeçarin Stani i cili mbeti i lënduar lehtë në këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ilir Shabanaj, i cili më parë ka qenë dhe kryetar i komunës së Kurjanit në Fier, rezulton të jetë arrestuar më parë në Itali i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të armëve dhe drogës.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa një takim mes 8 personash degradoi në konflikt të dhunshëm duke lënë pas një të plagosur. Ka qenë Ilir Shabanaj cili qëlloi me tytën e pistoletës 40-vjeçarin i cili mbeti i plagosur lehtë. Gjithashtu rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Burime për mediat bënë me dije më herët se Kasem Stani u çua nga tavolina duke i përshëndetur të gjithë, përveç Shabanajt i cili rezultoi që t’i jepte dorën. Kjo sipas raportimeve të dëshmitarëve është bërë dhe burim i sherrit, pasi thuhet se 40-vjeçari u ndje i ofenduar nga refuzimi i tjetrit.

Situata më pas degradoi në dhunë fizike mes tyre si dhe në përfshirjen e personave të tjerë duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende të forta si karrige, ndërsa njëri prej të pranishmëve ka qëlluar dhe me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Menjëherë pas ngjarjes personat e përfshirë në këtë konflikt u larguan me shpejtësi, ndërkohë që 40-vjeçari u drejtua në një spital privat në kryeqytet ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore.

“Arratisja” e personave të lartpërmendur nuk zgjati për shumë gjatë, pasi vetëm disa orë më vonë u identifikuan dhe arrestuan nga blutë e shtetit. Ndërkohë, që puna po vijon për lokalizimin dhe arrestimin e Shabanajt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button