KRONIKËSTAR CHANNEL
Zjarr i madh në plazhin e Radhimës, digjen dy beach bar

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dy beach bar pranë bregdetit të Radhimës, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke përfshirë çadra dhe shezlongë të vendosur pranë lokaleve, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.
Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të izoluar flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet në bizneset lokale janë të mëdha.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Situata është aktualisht e normalizuar.