Nga ngjashmëria e makinave te…/ Ngatërresa me gruan e Roan Brahimit, si u qëlluan gabimisht 4 të rinjtë në Tiranë

Një atentat me 4 të plagosur tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, ndërsa siç është raportuar edhe më herët besohet se autorët kanë ngatërruar shënjestrën.
Shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve.
Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.
Po ashtu kjo e fundit përdor të njëjtin model makine si mjeti me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë mbrëmë. Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një gërmë ndryshe nga targa e mjetit ku ndodheshin të rinjtë
Natën e kaluar ajo ka qenë në Pllanë të Lezhës ku iu vra vjehrri.
Hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shenjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, ndërsa kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që gruaja e Brahimit të kthehej në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën Mercedes-Benz G Class dhe kanë hapur zjarr.
Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi.
Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera në kompleks.
Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badigardit kjo makinë po kalonte për herë të parë natën e ngjarjes.
Në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.
Të katërt ndodhen në spital, por dy djemtë e mitur ndodhen në gjendje më të rëndë.
Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë në pyetje, ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.
Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.
Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.