KRONIKËSTAR CHANNEL

“Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”/ Karamuço: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”


Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzektuuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashtshton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdfukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë rinashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia. Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button