POLITIKËSTAR CHANNEL

Basha: Ta ka nxjerrë Dibra një të vërtetë Rame, kush voton për kryeministrin me shokët te 7×7-313, është çyryk

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit në Dibër duke thënë se kush voton Edi Ramën është çyryk dhe është e vërtetë.

Ai tha se nuk mund të jesh njeri normal që të votosh sërish një kryeministër që premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri 1 milionë shqiptarë, premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps, premtoi legalizime falas por bëri një mish mash korrupsioni.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Basha u bëri thirrje qytetarëve të reflektojnë dhe të mos “gdhihen çyryk” më 12 maj, duke kërkuar mbështetje për Koalicionin Euroatlantik dhe votën për numrin 4.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Nëse voton Edi Rama, nxjerr të korruptuarit nga 7×7-313, çoi lekët e tuaja te shokët e Ramës. Kjo është zgjidhja, ndaj për herë të parë herë të parë e ka thënë një të vërtetë Edi Rama në Dibër. Sa tha, gjysma janë çyryk, apo 1/3 janë çyryk? Është e vërtetë, mos t’i vij keq po e them dhe unë, jo vetëm në dibër, por në të gjithë Shqipërinë. Gjysma e burrave që votojnë për Edi Ramën, janë çyryk. Gjysma që votojnë për Edi Ramën janë çyryk, ke të drejt Rame, e ke thënë një të vërtetë dje. Ta paska nxjerr Dibra një të vërtetë nga goja. Gjysma e njerëzve që votojnë për ty o Rame janë çyryk. Se s’mund të jesh njeri normal 12 vite, premtoi 300 mijë vende pune, përzuri 1 milionë shqiptarë. Premtoi shëndetësi falas, e futi në kolaps shëndetësinë. Premtoi legalizime falas këtu, asnjë kilometër prej këtu larg, dhe e dimë se çfarë mish mashi ka bërë dhe çfarë korrupsioni është. Premtoi mirëqenie, premtoi heqjen e TVSH-së për shportën ushqimore. Ushqimet, futu këtu në një ushqimore në Paskuqan janë dyfish çmimet sesa Selaniku, leje Kosovën e Maqedoninë.

Dibra me mençurinë e vet ia nxorri një të vërtetë, kush voton për Edi Ramën është çyryk. Çyryk nga mendja. Por ndryshe nga Edi Rama duhet t’ia themi dhe një të vërtetë dhe këtu apo jo. Nuk është sëmundje e pashërueshme, vejini gishtin kokës, mos votoni më për Edi Ramën, në qoftë se nuk doni të gdhiheni çyryk më 12 maj. Votën për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4,ta çojmë deri në fund luftën kundër korrupsionit, ta mbushim plotë e përplotë 7×7-313” – u shpreh Basha.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button